“Bllokuan sanksionet e njëanshme ndaj Kosovës”, Berisha: Mirënjohje për Kroacinë dhe Slloveninë

ina-online
ina-online

1 Korrik, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi pas raportimeve se liderët e BE kërkuan që të mos ketë masa të njënashme ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë, në samitin e fundit në Bruksel.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Berisha shprehu mirënjohje ndaj Kroacisë dhe Sllovenicë, që kërkuan sanksione edhe ndaj Beogradit.

“Mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Te dashur miq, dje në Bruksel kryeministrat e dy vendeve mike të rajonit Kroacisë dhe Sllovenisë, bllokuan propozimin e ndëshkimit të njëanshëm, vendosjen e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës.

Ata i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiç, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen time dhe të PD, kryeministrave të vendeve mike të rajonit tonë për qëndrimin e tyre objektiv, shtoj këtu se nuk duhet harruar për asnjë çast se Edi Rama i cili është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit për korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un dhe përdorimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës.

I vetëdijshëm se hetimi i hapur penal,
domethenë dera e hapur e burgut për Ramën, ai kërkon gjithashtu që me sulmet e tij ndaj Kosovës të lehtësoj pozicionin e tij për krimin e rënde që ka kryer. Shtoj këtu se është kërkuar që dosja McGonigal-Edi Rama të bashkohet me Dosjen McGonigal-Deripaska të New York-ut, gjë që përbën një përkeqësim të tmerrshëm të gjendjes së Ramës dhe flet për rënien e tij në merimangën ruse”, shprehet Berisha.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Rama Zelenski

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Bajram Begaj Escobar

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

popullsia-750x430-733x420

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

policia-shqiperi shqiptare

Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

INFO

NA NDIQ