Bloomberg me paralajmërim shokues: Nafta mund të shtrenjtohen deri 150 dollarë, nga kush do të varet ndikimi në botë?!

ina-online
ina-online

16/10/2023

Në skenarin më të keq, bota do të zhytej në recesion dhe do të humbiste një trilion dollarë në GDP (Bruto Prodhimin e përgjithshëm).

Ka shumë debate rreth pasojave ekonomike të luftës në Izrael dhe asaj që pret përpara, veçanërisht duke pasur parasysh se sa e prekshme (mbetet) bota pas pandemisë dhe konfliktit në Ukrainë.

Bloomberg raportoi këtë javë se nëse Irani përfshihet në konfliktin izraelito-palestinez, ekonomia globale do të bjerë në recesion me një rritje të çmimeve të naftës.

Sipas Bloomberg Economics, analistët po shikojnë ndikimin në rritjen globale dhe inflacionin bazuar në tre skenarë të mundshëm:

“Ndërsa të tre skenarët ka të ngjarë të shkaktojnë çmime më të larta të naftës, inflacion më të lartë dhe rritje më të ngadaltë ekonomike globale, një luftë e gjithanshme midis Iranit dhe Izraelit do të bënte dëmin më të madh”, thonë analistët.

“Sa më shumë përhapet konflikti, aq më shumë ndikimi i tij bëhet global, jo rajonal… Një konflikt në Lindjen e Mesme mund të tronditë botën, sepse ai rajon është një furnizues kryesor i energjisë dhe një portë kryesore e transportit,” shkruajnë analistët.

Në këtë rast, çmimi i naftës mund të rritet në 150 dollarë për fuçi. Inflacioni global ka të ngjarë të rritet në 6.7%, krahasuar me parashikimin aktual të FMN-së për vitin 2024 prej 5.8%.

Rritja globale gjithashtu ka të ngjarë të bjerë me 1% nga parashikimet aktuale për vitin e ardhshëm, në 1.7%, që do të ishte më e keqja që nga viti 1982.

Në terma monetarë, kjo do t’i kushtonte ekonomisë globale rreth 1 trilion dollarë.

Analistët argumentojnë se – me një kombinim të të gjithë këtyre faktorëve – efektet do të ndiheshin shpejt, pasi shumë vende janë ende duke luftuar me inflacionin e shkaktuar nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Gjegjësisht, ato vende kanë riorientuar tregtinë globale, duke përfshirë rrjedhat e naftës dhe gazit.

“Një luftë tjetër në rajonin e prodhimit të energjisë mund ta shtyjë ekonominë globale në recesion,” vuri në dukje Bloomberg, megjithatë, duke vënë në dukje se një konflikt i drejtpërdrejtë midis Iranit dhe Izraelit mbetet një “skenar i pamundur”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

VISAR

Talat Xhaferi kryeministër, Ademi: Kthim prapa s’ka, moment që shënon histori!

dimitar kovacevski

Kovaçevski: LSDM do të korrë fitore të dyfishtë në zgjedhje

Rama-Scholz-1068x730-1-600x360

Rama e harron “Open Balkan”, falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit, e quan platformë kryesore për rajonin

qeveria-nato

Qeveria: Propozim-ligji për ndihmë financiare – pritet që pagesa të nis nga ky muaj!

ash

ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

BDI deputetet Kuvend ali ahmeti

Pas kryeministrit në Qeverinë teknike, BDI-ja synon pozitën e presidentit të shtetit

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

LEN: BDI-ja, mashtrim me kryeministrin shqiptar

albi

​“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

administrata

Administratorët e ri do të testohen:Nëse nuk kalojnë provimin, përjashtohen nga puna

INFO

NA NDIQ