BMW tërheqë nga tregu evropian 23,600 vetura dizel, shkak djegia e motorit

0

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, BMW, do të tërheqë nga tregu evropian 23,600 vetura dizel për shkak të rrezikut nga djegia e motorëve, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

BMW do të përpiqet të riparojë një pjesë të dëmtuar e cila është e dedikuar për zvogëlimin e emisioneve të motorit dizel, shkruan gazeta gjermane, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, BMW tashmë ka tërhequr nga tregu gati 100,000 vetura (kryesisht Sedan 520d) në Korenë e Jugut për shkak të rrezikut të djegies së motorit, kujton AFP.

Komentet

komentet