Boçvarski: Korridori 8 do të ndërtohet në kohë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Prill, 2023

Paralajmërimet se dje më 22 prill nis ndërtimi i korridorit 8, dolën se në fakt janë nisje e procedurave që i paraprijnë ndërtimit, pra ndërtuesi nis me përpilimin e projekteve urbanistike dhe themelore.

I pyetur se pse nuk nisi ndërtimi në terren siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski u shpreh se të gjitha procedurat do të zbatohen në mënyrë që korridoret të ndërtohen me kohë dhe të mos ketë probleme gjatë ndërtimit. Duke folur për akuzat e opozitës se nga sot nis pagimi i gjobave ndaj kompanisë ndërtuese, Boçvarski tha se deri më tani nuk janë paguar mjete ndaj kompanisë dhe se pagesa e parë do të jetë paradhënia për fillimin e punimeve të ndërtimit dhe se çdo qindarkë e paguar do të publikohet në faqen e Financave Publike.

“Në lidhje me fillimin e ndërtimit ne tashmë informuam se 22 prilli është fillimi i realizimit të marrëveshjes, ku ndërtuesi nis me përpilimin e projekteve urbanistike dhe projekte themelore me qëllim që të fillojë edhe procedura e shpronësimit të tokës private, të bëjë incizime në terren, gjendjen aktuale të trasesë, të shihet se ku ka instalime mbi dhe nën tokësore, të cilat ndoshta do të duhet të dislokohen gjatë ndërtimit, të konfirmohet procedura e kërkimeve gjeoteknike dhe gjeomekanike sepse pa analiza të tilla cilësore, të cilat i paraprijnë nisjes së ndërtimit, besoni se do të kemi probleme të mëdha dhe zvarritje të ndërtimit të mëtejmë dhe kjo do të ketë ndikime negative ndaj gjithë projektit. Për këtë arsye hap pas hapi do të realizohen të gjitha procedurat me qëllim që korridoret të ndërtohen në kohë, shpejt dhe mënyrë efikase”, tha Bllagoja Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

Maricic - Bregu

Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

deponi

Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

Pjeter-Shala-850x472-1

​Mbrojtja e Shalës i paraqet disa fotografi dëshmitarit të shtatë

rishi-sunak

Sunak: Kemi kthyer 1800 emigrantë shqiptarë të paligjshëm

musa xhaferi

Xhaferi: Ne nuk e flasim gjuhën e 20%-shit, nga partia na thonë se nuk është koha që gjuha shqipe të emërohet me dinjitet

bujar-1

Osmani: Të hapur ndaj mundësive që ofron pajtimi, dialogu dhe zgjidhja e kontesteve

teuta-arifi

Teuta flet për përçarjet dhe përvjetorin e BDI-së

INFO

NA NDIQ