Boçvarski: Prej nesër shpallet konkursi për banesa sociale në Gostivar

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Qytetarët e Komunës së Gostivarit prej nesër mund të dorëzojnë dokumente për banesa sociale.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski paralajmëroi se konkursi do të shpallet nesër.

Ai sot i shoqëruar nga drejtori i SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste Kristijan Trajkovski dhe zëvendësministri Bekim Bexheti realizuan inspektim në ndërtesën sociale në Gostivar.

“Shpallja publike do të zgjasë deri më 4 prill dhe u bëj thirrje personave nga kategoritë e rrezikuara të aplikojnë për banesë sociale. Gjithashtu, dua të potencoj se vetëm banorët e komunës së Gostivarit të cilët i plotësojnë kriteret e shpalljes publike do të mund të aplikojnë për banesë sociale. Dëshiroj t’u bind se të gjitha aplikimet do të merren parasysh, ndërsa banesat do të shpërndahen me procedurë transparente”, deklaroi Boçvarski.

Sipas kritereve të konkursit mund të paraqiten fëmijët mbi 18 vjeç pa prindër ose pa kujdes prindësor, gjegjësisht ata që ishin në institucionet e fëmijëve pa prindër, shfrytëzues të ndihmës sociale të garantuar, persona të goditur nga fatkeqësi elementare-natyrore, persona me invaliditet dhe familje me ndonjë person me invaliditet, persona pjesëtarë të bashkësisë rome, me rrezik social sipas strategjisë për romët, prindër vetëushqyes me fëmijë të vegjël.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Gostivar.

Boçvarski paralajmëroi se Ministria përgatit edhe thirrje publike për shpërndarje të banesave edhe në tre ndërtesa sociale dhe ato do të shpallen në periudhën në vijim. Bëhet fjalë për ndërtesa sociale në Probishtip, Sveti Nikollë dhe në Vinicë.

Ndërtesa sociale në Gostivar ka 70 banesa dhe për të janë investuar shtatëdhjetë e nëntë milion denarë, Ndërtimi i saj filloi në vitin 2017.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË