Boçvarski: Pres që në fillim të marsit të shpallet thirrja për fluturime të subvencionuara

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2023

Për momentin janë duke rrjedhur afatet për ankesa në lidhje me Thirrjen e anuluar për subvencionimin e fluturimeve nga dy aeroportet në vend dhe pres që në fillim të muajit të ardhshëm të shpallet një thirrje e re, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Boçvarski nga Ohri sqaroi se Komisioni që punon në përgatitjen e procedurës do të punojë në mënyrë aktive për të ndihmuar kompanitë e interesuara që të dorëzojnë dokumentacionin e plotë dhe të kompletuar për të pasur një procedurë të suksesshme.

“Në përgjithësi, mbeten kushtet e njëjta dhe ajo që ishte e paqartë apo shkaktoi dilemë të mundshme te ofertuesit duhet të sqarohet, në mënyrë që thirrja më pas të shpallet dhe të jetë e suksesshme”, tha Boçvarski.

Sipas Dekretit, bëhet fjalë për mjete prej pesë milionë euro, të shpërndara në tre vjet, për vitin 2023, 2024 dhe 2025.

“Mund të përsëris dhe këtë herë nuk do të qëndrojmë në zgjedhjen e një kompanie, por sigurisht që interesi ynë është që më shumë kompani të hyjnë në trafikun ajror, tha ai.

Sa i përket vlerës së subvencioneve, ministri sqaroi se është një shumë e harmonizuar me Komisionin Evropian dhe në përputhje me rregulloret evropiane.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

ajvazi ibrahimi haracine

Sherri mes kryetarit dhe ish-kryetarit të Haraçinës, komuna e mbyllur, prokuroria sjell një vendim

veriu i kosoves

Situata në veriun e Kosovës, Rusia akuzon SHBA-të dhe BE-në

edita

Edita Tahiri: Ku ishin gjatë luftës këta trimat e VETËVENDOSJES!

IMG_1521

Zgjedhet pasuesi i Vuçiqit në krye të partisë SNS, kush është i besuari i presidentit serb

IMG_1517

Promovohet në Shkup Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA

matura-shteterore-provimi

Sot provimi i parë i maturës shtetërore

mickoski-kovacevski

Kovaçevski: Do ta ftojë në takim Micksokin, do të propozojë që të flitet vetëm për dy tema

BDI

BDI: Korridoret do të ndërtohen

INFO

NA NDIQ