Bogoev: Jam i aftë për të qenë lider i LSDM-së

Picture of INA
INA

27/05/2024

Nënkryetari në dorëheqje i LSDM-së Stefan Bogoev, nuk i fsheh ambiciet për të marrë drejtimin e partisë, pas disfatës katastrofale në zgjedhjet parlamentare, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

“Mendoj se në këto 16 vite i kam kaluar fjalë për fjalë të gjitha hapat në parti në rrugë të natyrshme, por edhe në shtet, dhe kam qenë pjesë e të gjitha proceseve kyçe në parti, si Rezistenca, E Vërteta për Maqedoninë, Revolucioni Laraman, dhe me gjithë ato procese, vite dhe hapa, kam fituar përvojë dhe miqësi të madhe në parti. Prandaj, e konsideroj veten të aftë të jem lider i LSDM-së dhe së shpejti do të vendos nëse do ta marr atë rrugë tani. Gjëja më e rëndësishme është që partia të zgjedhë një ekip që do ta ruajë thelbin e LSDM-së, jo vetëm kryetarin, tha Bogoev në një intervistë për BIRN.

Disa anëtarë të partisë tashmë janë të interesuar për pozitën udhëheqëse në LSDM, e cila paraqet rrezik që pas Kongresit dhe zgjedhjes së kryetarit të ri, LSDM të ndahet në disa fraksione. “Shpresoj se zgjedhja e ardhshme e kryetarit të ri dhe lidershipit të ri nuk do të nënkuptojë përçarje të reja apo fraksionizim të mëtejshëm në LSDM dhe pres që çdo kandidat potencial fillimisht të pyesë veten nëse po hyn në garë për të bërë diçka të mirë për vendin dhe partinë ose po hyn në garë për kryetar i motivuar nga interesa personale apo të tjera. Nëse të gjithë kandidatët e vënë partinë dhe shtetin në radhë të parë, jam i bindur se do të jetë festë e demokracisë në LSDM në vend të ndarjeve të reja në LSDM”, tha Bogoev.

TË FUNDIT
33 minuta
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
34 minuta
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
47 minuta
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
1 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit
1 orë
Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Sa do të kursehet në shëndetësi me heqjen e drejtorëve ekonomik nga Klinikat
12 orë
Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek
33 minuta
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
22 orë
Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?
12 orë
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
21 orë
Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!

LEXO MË SHUMË

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

varhelyi

Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

moti shiu

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginave paraqitje e mundshme e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme

bekim qoku kuvend

Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita

INFO

NA NDIQ