Bojkoti i marketeve të premten, përkrahet edhe nga Mickoski – Opozita akuzonë atë dhe Qeverinë

Picture of INA
INA

28/01/2025

Kryeministri Hristijan Mickoski mbështet bojkotin e organizuar nëpër rrjetet sociale kundër marketeve që kanë ngritur çmimet e produkteve ushqimore. Kreu i Qeverisë thotë se në të njëjtën kohë edhe Inspektorati i Tregut është duke punuar për detektimin e mashtrimeve.

“Personalisht i mirëkuptoj qytetarët dhe këtu nuk duhet të kemi dilema. Që nga fillimi kam folur për persona të caktuar në këtë biznes të cilët pretendojnë të përfitojnë përmes mënyrave spekulative. Institucionet dhe Inspektorati i Tregut janë duke ndjekur situatën”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

LSDM-ja fajëson Qeverinë për këtë veprim të qytetarëve.

“Paaftësia dhe mungesa e dëshirës e vullnetit për t’u ballafaquar me rritjen e çmimeve, fushatat e rrejshme për shportat konsumatore dhe mos kujdesi ndaj qytetarëve, i bëri këta të fundit vetë të marrin punën në dorë dhe ta luftojnë rritjen e çmimeve”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Edhe BDI-ja këtë veprim të qytetarëve e cilëson si rezultat i arrogancës dhe paaftësisë së Qeverisë.

“Por sot, kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të veprojë, por ka treguar një indiferencë dhe moskokëçarje të paprecedentë ndaj halleve të qytetarëve. BDI dënon ashpër paaftësinë e qeverisë aktuale për të përdorur instrumentet institucionale në mbrojtje të qytetarëve të saj”, thonë nga BDI.

Opozita bën thirrje që Qeveria të ndërmarr hapa urgjent për të normalizuar çmimet e produkteve ushqimore bazë. / Alsat.mk

TË FUNDIT

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË