Bojkoti i mësimit, Neziri: Jemi në proces të vendosjes së pajisjeve kalorifer ngrohje

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/02/2022

Gjysmëvjetori i dytë nuk filloi për nxënësit e fshatit Odër pasi prindërit bojkotuan mësimin si rezultat i klasave të ftohta nga defektet e sistemit të ngrohjes dhe dritareve të aluminit, për këtë komuna e Tearcës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës u zotuan që sa më shpejtë do të gjejnë zgjidhje për këtë problem, kryetari i komunës, sot Nuhi Neziri tha se janë në proces së vendosjes së pajisjeve kalorifer ngrohje elektrike.

Prindërit kërkuan zgjidhje që në këtë kohë sa ka mbetur deri në pranverë të sigurohen mjete për ngrohje në klasa që të vazhdojë procesi shkollor, ndërsa intervenimet tjera si pajisja me sistem të ri të ngrohjes, ndryshimi i dritareve, renovim i tualeteve dhe lyerja e shkollës të vazhdojë në qershor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Jeton Shaqiri tha se komuna ka gjetur zgjidhje për problemin me ngrohjen në shkollën e fshatit Odër.

Kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri tha se janë në vendosje të disa pajisjeve kalorifer ngrohje elektrike të cilat kanë normalizuar hapësirat shkollore.

“Besoj se do përfundojmë me montimin e tyre (deri në fund të javës), mjeshtri është në shkollë duke punuar për ta kryer punën”, tha Neziri.

Ndryshe. investimi nga e para për sistemin e ngrohjes dhe ndërrimin e dritareve nga ana e komunës është paraparë në bëhet gjatë pushimeve verore të këtij viti.

TË FUNDIT

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË