Gjatë bojkotit të djeshëm të marketeve nga ana e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, qarkullini i tyre ka pasur rënie drastike apo përgjysmim.
Sipas Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP), tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në vend kanë pasur rënie të qarkullimit të përgjithshëm për 46,59%, krahasuar me të premten e kaluar.
Nga të dhënat po ashtu shihet se nuk ka pasur dyndje të mëdha nëpër markete një ditë para bojkotit, në krahasim me një javë më parë.(INA)