Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

INA
INA

27/02/2024

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev në mëngjes realizoi bisedë telefonike me ministrin e Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës Nenad Neshiq, lidhur me miratimin e Bosnja e Hercegovinës për udhëtimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me letërnjoftime, njoftuan nga MPB.

Bojmacaliev dhe Neshiq biseduan në lidhje me atë në Bosnjë e Hercegovinë qytetarët e Maqedonisë të mund të udhëtojnë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke e respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në kushtet e udhëtimit të shtetasve të të dy vendeve, të nënshkruar në vitin 2018.

“Me këtë rast Bojmacaliev theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave me vendet mike dhe tha se kjo mundësi është në kuadër të bashkëpunimit të përforcuar dhe marrëdhënieve të përmirësuara ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës në periudhën e kaluar, si dhe fakti se e njëjta praktikë tashmë është krijuar dhe me Republikën e Serbisë, Shqipërinë dhe Kosovën ku hyrja lejohet me letërnjoftim me emrin e vjetër të shtetit. Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev theksoi se MPB është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u mundësuar qytetarëve t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligj”, nënvizohet në kumtesën e MPB-së.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ