Boki 13 kërkon takim urgjent me prokurorin Islam Abazin, do t’i dorëzojë “bomba” për krime

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2023

Ekipi i avokatëve të Bojan Jovanovskit – Boki 13, informojnë se ai ka inicuar procedurë para prokurorit publik – Islam Abazi, shef i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, informon Zhurnal.

Më ditë 16 shkurt, Bojan Jovanovski, në formë të shkruar, ka kërkuar të takohet në afat sa më të shpejtë me Islam Abazin, në prezencë të mbrojtjes së tij, avokatit Vlladimir Tufegxhiq dhe Sasho Dukovski, përshkak se ka potencuar se ka besim te prokurori publik. Bojan Jovanovski në letër deri te prokurori publik ka theksuar denoncime penale në procesverbal të cilat kanë të bëjnë me persona të lidhur me korrupsion, me veprime kriminale dhe të dënueshme nga strukturat më të larta shtetërore nga sfera politike, gjyqësia, elita e biznesit dhe persona tjerë të cilët ishin bashkë në veprim.

“Njoftojmë opinionin se fillon një proces serioz dhe senzitiv, aq më tepër që Bojan Jvoanvoski gjatë dorëzimit të denoncimeve penale në procesverbal do t’i dorëzojë dëshmitë në denoncime, ndërsa dëshmitë që i posedon janë në forma të bisedave të inçizuara, transkripta, mesazhe, fotografi dhe video (bomba), siç është cekur edhe në kërkesën deri te prokurori publik nga ana e Bojan Jovanovskit”, thuhet në njoftim.

Avokatët e Boki 13 informojnë se od të shpërndahen informata për procesin e filluar dhe thërrasin opinionin me vëmendje të ndjekin procesin, përshkak statusit dhe gjendjes së dorëzuesit Bojan Jovanovski.

Apelojnë se pas fillimit të këtij procesi, ai do të jetë i ekspozuar ndaj torturave intenzive, presioneve dhe kërcënimeve, e prej këtu thërrasin në mirëkuptim dhe mbështetje nga opinioni i gjerë./Zhurnal.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1743

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

INFO

NA NDIQ