Seanca publike në Gjykatën e Apelit në Shkup për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” është shtyrë për më 15 dhjetor, përcjell TV21. Në seancën e sotme në Apel ishin të pranishëm vetëm e akuzuara Jasna Ercegoviq dhe avokatët Stevan Pavleski dhe Vlladimir Tufegçiq, si dhe prokurori Burim Rustemi.
Gjykatësi Zoran Dimitrievski deklaroi se i akuzuari Bojan Jovanovski ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por nuk e kanë përcjellë nga burgu i Idrizovës, ndërsa babai i tij, i akuzuari Mile Jovanovski nuk ishte i pranishëm, por gjykata nuk ka dëshmi për ftesë të rregullt.
Më 30 tetor të këtij viti, i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki 13 ka dorëzuar njoftim në Gjykatë me kërkesë për shtyrjen e seancës publike, me arsyetimin se protokolli mjekësor për gjendjen shëndetësore parasheh trajtim të rreptë për dhjetë ditë dhe përfundon më 8 nëntor.