Serbët e kujtojnë ish boksierin që pësoi debakël në Beograd nga shqiptari i Kosovës (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

12/06/2025

Gjeneratat e vjetra edhe sot emocionohen kur kujtojnë vitin 1974!

Një emër që nuk harrohet kurrë, një emër që la gjurmë, një emër që e poshtëroi kampionin e Evropës e krenarinë e ish jugosllavëve famëkeq, Marijan Beneshin.

Është legjenda e boksit Nazif Gashi.

Kjo ndodhi në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” në Beograd të vitit 1974.

Sot disa media në Serbi e kujtojnë ish boksierin, të ndjerin Beneshin, që dikur u betua para famëkeqit Tito dhe kishte pësuar debakël nga Nazif Gashi në mes të Beogradit.

Marijan Benesh kishte 299 meçe në karrierën e tij amatore, nga të cilat fitoi 272 por nga 22 humbje, njërin e kishte nga Nazif Gashi.

Një herë ishte pyetur Beneshi nëse ishte boshnjak apo jugosllav. Ai kishte dhënë deklaratë skandaloze:

“Ai që kam qenë gjithmonë – pionieri i vogël i Titos.

Iu betova Titos se do të ruaja vëllazërinë dhe unitetin”.

Nazif Gashi e ka pas rrahur keq boksierin e kampion evropian në atëkohë, Beneshin!

Nazif Gashit, si sot i kujtohet viti 1974, meçi me Beneshin dhe fitorja që bëri jehonë të madhe edhe në shtetet e Evropës.

Bile mediat serbe e ish jugosllave kishin shkruar me cinizëm në atëkohë, si për shembull mediumi famëkeq ‘Tanjug’: “A është e mundur Beneshi me humbur nga një boksier i panjohur nga Prishtina”./Bota Sot

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË