‘Bomba’ e janarit: Turan në Serie A

0

Arda Turan mund të transferohet në Serie A.

Arda Turan do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e tij raportohej se do të jetë në Turqi te skuadra e Besiktasit.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar lajmin se Barcelona i ka ofruar Milanit mundësinë e transferimit të ish yllit të Atletico Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, “Rossonerët” ende nuk kanë kthyer një përgjigjje zyrtare te Barcelona në lidhje me huazimin ose blerjen e Turan në fillim të vitit 201. /Lajmi.net/