“Bomba” e mëngjesit: Bale merr vendim për Real Madridin

0

Menaxheri i Gareth Bale, ka thwnw se lojtari dëshiron ta përfundojë karrierën në Real Madrid.

Gareth Bale dëshiron të luajë gjatë gjithë karrierës së tij në Real Madrid, përkundër kthimit të Zinedine Zidane në postin e trajnerit, ka thënë menaxheri i tij Jonathan Barnett.

Riemërimi i francezit në postin e trajnerit është lajm i keq për uellsianin, sepse Zidane nuk dëshiron të punojë me Bale, sipas ekspertit të futbollit spanjoll Guillem Balague, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi 29-vjeçari është fishkëllyer nga tifozët e Real Madridit gjatë këtij sezoni.

Por, Barnett thotë se Bale është shumë i lumtur për momentin dhe se “do të shohim sesi shkojnë gjërat”.

I pyetur nëse Bale do të qëndrojë në Real Madrid, Barnett u përgjigj: “Po, përse jo? Ai dëshiron të luajë për Real Madridin gjatë gjithë karrierës së tij dhe nëse kjo nuk funksionon atëherë do ta flasim përsëri”.

Ai tregoi se Bale do ta diskutojë të ardhmen me trajnerin Zidane.

“Ai do të flasë me Zidanin dhe do ta shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”, shtoi ai.