Agjentët iranianë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) vendosën eksplozivë për të vrarë Ismail Haniyeh, kreun e organizatës terroriste Hamas.
Ky operacion thuhet se është kryer me urdhër të shërbimit inteligjent izraelit Mossad, sipas burimeve të paidentifikuara të cituara nga “The Telegraph”.
Fillimisht, vrasja ishte planifikuar për në maj.
Në atë kohë, Haniyeh ishte duke marrë pjesë në funeralin e ish-presidentit iranian, Ebrahim Raisi.
Megjithatë, sipas burimeve të gazetës, plani u anulua për shkak të numrit të madh të njerëzve të pranishëm në ceremoni.
Ndërkaq Garda ka theksuar se “operacioni për të vrarë Haniyeh u krye duke gjuajtur një predhë me rreze të shkurtër veprimi me një kokë 7 kg jashtë shtëpisë së miqve”.
Kjo hedh poshtë portretizimin e mediave perëndimore për një bombë të vendosur në dhomën ku qëndronte Ismail Haniyeh.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.