‘Bombë’ nga Anglia, Manchester City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League

INA
INA

18/11/2023

Heqja e 10 pikëve të Evertonit ka shkaktuar tërmet në futbollin anglez.

Klubi nga Liverpooli u dënua për faktin që nuk ka respektuar rregullat e Fair-Play Financiar.

Por jo vetëm Evertoni, pasi për shkak të FPF rrezikojnë shumë edhe Manchester City e Chelsea.

The Times shkruan se dy klubet e mëdha mund të përballen me heqjen e 30 pikëve.

Ose edhe më keq: rrëzimin nga Premier League!

Një dënim që mund të aktivizohet nëse akuzat ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat vërtetohen nga një komision rregullator i pavarur.

Kujtojmë që City u akuzua për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare në fillim të këtij viti.

Përveç akuzave të vjetra ndaj kampionëve të Anglisë dhe Europës.

E njëjta situatë edhe për Chelsea, me klubin londinez që është përballur me probleme të FPF që në periudhën kur në presidencë ishte rusi Abramovich.

Shkeljet e supozuara mbulojnë efektivisht një periudhë nga sezoni 2009-10 deri në sezonin 2017-18.

Pas dënimit të Evertonit, Stefan Borson, një ndër avokakatët që këshillonte Cityn, shkroi në X: “Kjo përforcon faktin se nëse vërtetohet, sanksionet kundër Cityt dhe tani ndaj Chelseat mund të çojnë në rënien e tyre nga kategoria.

Një gjë është e sigurt, duke pasur parasysh shkallën e këtij sanksioni sportiv, ideja e një gjobe të thjeshtë kundër Chelseat duhet të rishikohet urgjentisht dhe menjëherë”.

Manchester City u përjashtua nga Champions League në vitin 2020. Klubi u gjobit me 30 milionë euro për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play.

Por, dënimi u hoq më pas nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe gjoba u ul në 10 milionë euro.

Motivimi? Atëherë u theksua se “shumica e shkeljeve të supozuara nuk ishin konstatuar ose ishin të parashkruara”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Fulham futet në garë për Armando Brojën, por te Chelsea janë të vendosur ta mbajnë shqiptarin

xavi

Xavi i lumtur me kualifikimin e Barcelonës në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

erzen zyberaj

“Dua të garoj për Shqipërinë, i pakënaqur nga Kosova”-sportisti që vrapoi 28 orë

Sylvinjo silvinjo

“Në Moldavi shpërtheva”, Sylvinho: Dua të dërgoj Shqipërinë në Botëror, më uroi dhe Mançini

haland

Haland s’ka të ndalur, vendos tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Bundesliga

Zi në futbollin gjerman/ Vdiq në moshën 26-vjeçare lojtari që konsiderohej si një talent i madh

manchester united

Ndeshjet e sotme në Champions League/ Manchester United luan shansin e fundit për kualifikim

milan

I fundit në grup, skenari i vetëm i Milanit për t’u kualifikuar

dortmund

Dortmundi siguron kualifikimin, Milani në “dorë” të fatit

INFO

NA NDIQ