“Boom” ekonomik paralajmëron qeveria e re VMRO-VLEN-ZNAM!

Picture of INA
INA

06/06/2024

Boom ekonomik paralajmëron qeveria e re VMRO-VLEN-ZNAM. Burime të TV21 informojnë se tashmë po qëndiset plani për shpëtim të ekonomisë.

Investime, fabrika të reja, para për komunat dhe odat ekonomike, uljen e tatimit të fitimit në rast se fitimi riinvestohet, projekte në energjetikë, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, por edhe masa të reja për zhvillim të turizmit. Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) do të bëhet Fond investues në kuadër të Ministrisë së re për Digjitalizim.

Pako financiare në marrëveshje qeveri me qeveri pritet të vijë nga Hungaria. TV21 mëson se qeveria e re do të marrë kredi prej 1 miliardë euro nga Hungaria, me inters prej 2,59% dhe grejs periudhë prej 3 vjet, një pjesë e mjeteve financiare, respektivisht 250 milionë euro do të shpërndahen në komuna, më saktësisht 135 euro për kokë banori në çdo komunë, kurse 250 milionë euro do të destinohen për odat ekonomike.

TV21 mëson se menjëherë pas formimit të qeverisë së re, Mickoski do të promovojë investim të ri në energjetikë prej 460 milionë eurove, investim ky që në vit do të prodhojë energji elektrike prej 1 TWh. Bëhet fjalë për park, konkretisht central me erë në Karbincë, Shtip dhe Radovish.

Gjithashtu, paralajmërohet ndërtimi i dy fabrikave në zonat ekonomike dhe zgjerimin e dy tashmë fabrikave ekzistuese.

Qeveria e re paralajmëron ulje të tatimit të fitimit, dhe atë për 5 për qind, nëse fitimi riinvestohet.

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË