Bora e parë, zbardhet edhe Ulqini

0

Në natën në mes të martës dhe të mërkurës ra bora e parë këtë dimër në disa pjesë të komunës së Ulqinit.

Disa centimetër të borës mbuluan tërë zonën e Anës së Malit.

Bora ra edhe në qytet, por shiu e shkriu shpejt, kështu që fëmijët nuk kishin mundësi të luajnë.

Duke pritur mundësinë e radhës.