Borë në disa pjesë të Kosovës (VIDEO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/04/2023

Ndonëse jemi në fillim të prillit, në disa pjesë të Kosovës ka rënë borë.

Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen teksa bora ka mbuluar tokën në komunën e Kaçanikut, në Dragash dhe komuna të tjera.

Ndërkaq në Suharekë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka angazhuar ekipet për t’i pastruar rrugët.

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera” ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Sipas meteorologëve të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.

Po ashtu, teshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish priten mundësi për të reshura shiu.

“Kushtet e favorshme të motit me qarkullim të mirë ajror dhe të reshura, do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët e para të javës”, thuhet në njoftim të Prishtina Ëeather.

3.04 – Kryesisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje të reshura shiu përfshinë vendi, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.

4.04 – Ftohtë kryesisht vranët. Kohëpaskohe me të reshura bore, lokalisht edhe të dendura herët në mëngjes.

5.04 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

6.04 – Intervale me diell e vransira.

7.04 – Intervale më të gjata me diell.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.

Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË