Borell: Kemi arritur marrëveshje

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell pas takimit 12 orësh në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuciq ka theksuar dyja shtetet kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh.

“Kemi pasur një ditë të gjatë dhe jam mirënjohës për mikpritjen nga nikoqirët, duke na ofruar një ambient të bukur për këtë takim të rëndësishmë. Synimi i sotëm ishte që Ks dhe Sr të pajtohen rreth asaj se si të implementojnë marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel. Por sot cështja ishte se si duhej të zbatohej dhe kjo do të thotë se hapa praktikë të ndërmerren dhe si e deri kur të bëhet. Kam kënaqësinë që të them se kemi një marrëveshje dhe kemi një pajtim rreth asaj se si do të bëhet. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar rreth zbatimit të aneksit në rrugën drejt BE”, deklaroi Borell, përcjell INA.

Sipas tij, palët janë përkushtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjet dhe të realizojnë obligimet përkatëse në mënyrë ekspeditive. “Kjo vjen pas negociatave të vështira dhe të gjata, ku kemi pasur takime të formateve të ndryshme me qëllim të tejkalimit të dallimeve”, theksoi Borell.

Ai ka përmendur edhe nenin 7 të shumëpërfolur për çështjen e “Vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.

Sipas tij, palët janë deklaruar për cështjen e personave të pagjetur.

“Kemi bërë një numër propozimesh kreative edhe për sa i përket nënshkrimit, por edhe sa i përket përmbajtjes. Palët nuk arritën dakordimin, por megjithatë aneksi konsiderohet i miratuar”, theksoi përfaqësuesi i lartëi BE-së. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arber ademi shtabi fronti evropian

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik (VIDEO)

Azir Aliu

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas, do ta përmirësojmë në periudhën e ardhshme

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

bujar osmani arben taravari

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

bilall kasami

Kasami: Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra

stevo pendarovski

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

bekim qoku

Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!

INFO

NA NDIQ