Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borrell në Shkup njoftoi se BE është në fund të miratimit të pakos së katërt të sanksioneve kundër Rusisë, shkruan TV21. Borell tha se pako e re e sanksioneve do të miratohet përmes procedurës së përbashkët nga ministrit e Këshillit për Punë të Jashtme.
“Do të përfshijë masa të reja kundër Rusisë, kundër qasjes së tyre në treg, anëtarësim në fonde financuese ndërkombëtare, kriptovaluta, eksporte të mallrave luksoze. Do të ketë qasje drejt sektorit të çelikut dhe energjetikës”, tha mes tjerash Borell.