Borell vjen në takimin e OSBE-së në Shkup, por nuk do ta takoj Lavrovin

ina-online
ina-online

28/11/2023

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borelë tha se do të udhëtojë në Shkup për të marrë pjesën në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), por nuk do të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Borell shpjegoi në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba se nuk do të donte që selia e BE-së të mbetej bosh në Këshillin e OSBE-së. Ai ka sqaruar se do të marrë pjesë në darkën zyrtare, por më pas do të duhet të kthehet shpejt për shkak të takimeve të tjera në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë njoftoi se puna kryesore për sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ka përfunduar dhe shprehu shpresën se vendimi përkatës do të miratohet në dhjetor.

“Nuk shoh asnjë shenjë lodhjeje në BE nga lufta në Ukrainë, të gjithë janë të shqetësuar dhe i njohin sukseset e ukrainasve. Nuk duhet të lejojmë që të jemi të lodhur”, komentoi ai. Borell vuri në dukje se ndihma totale e BE-së për Ukrainën tashmë ka arritur në 27 miliardë euro.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari2

Taravari: Këto janë tre pikat kyçe si kandidat për president: Heqja 20%, Presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe bullgarët në Kushtetutë

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

INFO

NA NDIQ