Boris Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër

Boris Johnson ka njofuar se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e konservatorëve dhe për kryeministër të Britanisë.

Ish-kryeministri britanik në një deklaratë për medie ka thënë se beson se do të kishte qenë “i pozicionuar mirë” për të dhënë një fitore në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, por “kjo nuk është koha e duhur”, raporton BBC.

Sipas tij, në këtë situatë nuk mund të qeverisësh efektivisht nëse nuk ke një parti të bashkuar në parlament.

Liz Truss dha dorëheqje të enjten pas 45 ditësh në postin e kryeministres.

Ajo tha se nuk mund të zbatonte paketën e saj ekonomike, që përfshinte shkurtimin e taksave, dhe u detyrua që të jepte dorëheqje, pasi politikat e saj ekonomike shkaktuan trazira në tregjet financiare.