Boris Pistorius është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes në Gjermani, ka njoftuar Qeveria gjermane.
Ai është anëtar i Social-Demokratëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe ka shërbyer si ministër i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme prej vitit 2013.
Atij do t’i duhet ta finalizojë projektin për modernizim të ushtrisë së Gjermanisë dhe të mbikëqyrë ndihmën e zgjeruar të armëve në Ukrainë, teksa kjo e fundit lufton pushtimin rus.