Ish-kryeministri bullgar Boyko Borissov thotë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bie nën ndikimin rus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se nuk duhet të mashtrojmë dhe se rasti i Hristijan Pendikov është një përpjekje për të rivendosur ndikimin rus në Maqedoni.
Borissov thotë se gjëja më e mirë për Bullgarinë është anëtarësimi i Maqedonisë në BE.
Shefi i diplomacisë bullgare, Nikollaj Milkov, tha se Pendikov për momentin nuk do të kthehet në Maqedoni për shkak të kërcënimeve.
Ai u rrah nga tre djem dhe më pas autoritetet bullgare e dërguan me avion në Sofje për mjekim. Pendikov poashtu është sekretar i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” në Ohër.