Borrell e dënon vrasjen e policit thotë se ka rrezik të vriten njerëz tjerë përreth Manastirit të Banjskës

Picture of INA
INA

24/09/2023

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar për vrasjen në Veri.

Borrell e ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar që autorët përgjegjës të përballen me drejtësinë.

”Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.

”Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka kërkuar Borrell.

EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Një polic është vrarë në Veri të Kosovës dhe ky sulm po dënohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, madje kryeministri Kurti ka publikuar fotografi të këtyre grupeve. /

TË FUNDIT
50 minuta
Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut
54 minuta
Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së
58 minuta
Gazetari i medias gjermane DW tregon sa po kushton çadra në Sarandë dhe reagon ashpër
60 minuta
Mësohet paga e re e Sylvinhos te Shqipëria, prek milionin
2 orë
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar, Denion Mejdani

ME TE LEXUARA

22 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë
58 minuta
Gazetari i medias gjermane DW tregon sa po kushton çadra në Sarandë dhe reagon ashpër
19 orë
Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës
54 minuta
Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së
18 orë
KE shqetësime për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut
50 minuta
Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

LEXO MË SHUMË

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

Igli Hasani

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Saranda

Gazetari i medias gjermane DW tregon sa po kushton çadra në Sarandë dhe reagon ashpër

Sylvinho silvinjo

Mësohet paga e re e Sylvinhos te Shqipëria, prek milionin

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar, Denion Mejdani

kroaci-kufi

Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

Foto: Ilustrim

Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s’ka më fasule, ramstek ma lirë se falë

drin dhe besian ahmeti

VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm

aeroport

E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

INFO

NA NDIQ