Presidentja, Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar sot në New York.
Ky takim mes tyre vie nën organizimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku pjesë qenë edhe katër presidentë tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton.
Presidentja Osmani përmes një postimi në facebook ka përcjell mesazhe pas takimit.
“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar presidentja Osmani.(INA)