Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

ina-online
ina-online

29/11/2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e lartë të BE-së dhe nënkryetarin e KE-së, Josep Borrell. Ky i fundit u pyet pas takimit edhe për vizitën e ministrit rus, Sergej Lavrov në Shkup. Borrell ka përshëndetur kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, përcjell KlanM.

“Unë e kuptoj se disa vende nuk ishin të lumtur nga vendimi që në këtë Samit të marrë pjesë Ministri Lavrov. I kuptoj, me agresionin në Ukrainë, Rusia minon parimet e OSBE-së, shkel ligjet dhe për këtë shkak përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolimin. Vendimi juaj për pjesëmarrjen e Lavrovit është konform parimeve tona të përbashkëta, që ta mbajmë të gjallë multilateralizmin. Lavrovi duhet të dëgjojë sërish nga të gjithë se përse e dënojmë Rusinë. Është një shans I mirë për të, që të dëgjojë direkt nga pjesëmarrësit e Samitit se përse Rusia është e izoluar. Më pas, mund të kthehet në Kremlin dhe t`i thotë Moskës zyrtare se OSBE-ja dhe BE-ja mbeten unike për të dënuar agresionin rus në Ukrainë”, deklaroi Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kryeministri Kovaçevski pas takimit deklaroi se vendi nuk ka alternativë tjetër pos BE-së, ndërsa shtoi se nesër do t’u dërojë ftesë krerëve të partive politike për takim liderësh.

“Ne të dy u dakorduam se integrimi evropian i vendit tonë duhet të vazhdojë, është një proces që ka nisur dhe nuk do të ndalet deri në anëtarësimin fuqiplotë të RMV-së në BE. S`kemi alternativë për anëtarësimin në BE. Nëse do të jemi atje varet prej nesh dhe prej partive dhe liderëve politik që janë zotuar për eurointegrimin e vendit. Nesër do t`u dërgojë ftesa Kryetarëve të partive parlamentare për të marrë pjesë në takimin e liderëve, I cili do të mbahet të hënën. Ftesa, do t`i dërgohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit. Në takimin e liderëve, do të bisedohet për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, si dhe për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

INFO

NA NDIQ