Boshnjaku fitoi në bastore mijëra euro me 1 euro, shokët e tij e shëtisin me karrocë (VIDEO)

Një qytetar boshnjak i dhënë pas basteve më në fund ka arritur që të kap një tiketë, duke fituar mijëra euro. Kjo ka ndodhur në  Ljubushki afër Vitine në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku qytetari fatlum ka fituar një tiketën me vlerë prej 7500 euro, ku kishte kombinuar disa ndeshje futbolli me vetëm 1 euro.

Por ajo që ndodhi më pas ishte gëzimi i fitores dhe mënyra e festimit. Fituesi në moshë bashkë me miqtë e tij shkoi me një karrocë për ti marrë paratë dhe më pas edhe vet përfundoi në këtë, ku miqtë e tij e shëtisnin rrugëve të vendbanimit të tij. (INA)