Bosi i kriptovalutave fotografohet në një hotel në Tiranë (FOTO)

Edhe pse rrezikon të arratiset në vendet e rajonit, një biznesmen i shumëkërkuar nga Turqia për mashtrim, mendohet se ndodhet ende në Shqipëri, nën patronazhin e mafies. Ai dyshohet se u ka vjedhur klientëve të tij mbi 100 milionë dollarë.

Bashkëpunëtorë dhe pjesëtarë të mafies dyshohet se po e strehojnë ende në Shqipëri biznesmenin turk, Faruk Fatih Ëzer, i arratisur nga Turqia me 108 milionë dollarë të klientëve. Mediet turke publikuan FOTO të shumëkërkuarit të marra nga një hotel në Tiranë.

27-vjeçari paraqitet duke bërë bërë prenotimin i shoqëruar nga një shtetas shqiptar i veshur me të kuqe që hetuesit thonë se e ndihmoi edhe kur ai mbërriti në aeroportin e Rinasit më 20 prill. Shqiptari është pyetur nga policia e kryeqytetit, por Ëzeri vetë nuk po gjendet, mendohet se po e shmang përdorimin e mjeteve të telekomunikimit dhe ka njerëz të paguar që e udhëzojnë ku të lëvizë dhe me kë të takohet.

Operacionet për kapjen e tij po koordinohen me policinë shqiptare dhe atë turke. Faruk Fatih Ëzer drejton kompaninë “Thodex”, e cila menaxhon monedhat elektronike, si Bitcoin-i. Rreth 400 mijë klientë raportohet të jenë mashtruar nga 27-vjeçari, i cili u ka përvetësuar të gjitha fondet prej 2 miliardë dollarë. Autoritetet turke kanë shoqëruar 80 persona në vend, dhe nën arrest janë motra dhe vëllai i Ëzerit. Vetë i shumëkërkuari është listuar edhe nga Interpoli si person në arratisje./OraNews