Bosi i “Pucko Petrol” në dasmë në Stamboll – kërkohet përgjegjësi nga gjykatësit se si u lejua!

Picture of Ina Online
Ina Online

02/06/2025

Asmir Jahoski, pronari i kompanisë “Pucko Petrol”, i cili vetëm një muaj më parë ndodhej në paraburgim në burgun e Shutkës, është parë dje në Stamboll, Turqi, ku mori pjesë në një dasmë. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të ashpra nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

“Asmir Jahoski, i cili i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 167 milionë eurosh dhe ndaj të cilit ka një proces gjyqësor, po shijon luksin në Bosfor,” akuzon VMRO-DPMNE. Jahoski, djali i një deputeti të BDI-së, ndodhej në arrest shtëpiak për akuzat për pastrim parash dhe përfitime të tjera nga blerja e mazutit me cilësi të dyshimtë dhe me origjinë të paqartë.

Tani, pyetja që ngrihet është: Si arriti ai të udhëtojë në Turqi dhe të shpenzojë milionat që i ka përvetësuar, sipas pretendimeve të VMRO-DPMNE? Sipas partisë opozitare, gjyqtarët e zgjedhur nga BDI dhe LSDM e kanë liruar nga paraburgimi, duke ia hequr pasaportën me kusht që ai të jepte miliona si garanci se nuk do të arratisej. Megjithatë, informacionet e publikuara tregojnë një tjetër realitet.

Sipas burimeve, gjyqtarët i kanë kthyer përkohësisht pasaportën Jahoskit, duke i mundësuar kështu të udhëtojë dhe të festojë në Bosfor me, siç shprehen nga VMRO-DPMNE, “paratë e vjedhura nga buxheti i shtetit.” Nga MPB kanë konfirmuar se Jahoski ka dalë jashtë vendit me një pasaportë me afat të kufizuar, të lëshuar me vendim të Gjykatës së Apelit më 29 maj 2025, vetëm pak ditë para udhëtimit të tij.

Jahoski është paraqitur tashmë në Gjykatën Penale të Shkupit, duke përmbushur detyrimin për paraqitje të rregullt në kuadër të hetimeve për abuzimin me mazutin.

“Drejtësia do të presë derisa ai të festojë në Bosfor. Prandaj, gjyqtarët duhet të japin përgjegjësi. Reforma në gjyqësor janë të domosdoshme,” theksuan nga VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË