Bosnja s’ia ekstradon Turqisë një “gylenist

0

Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka refuzuar kërkesës e Turqisë për ta ekstraduar një shtetas të saj.

Ai është një prej të kërkuarve për lidhje me lëvizjen e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e fajëson për pucin e dështuar në Turqi gjatë vitit 2016, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Vendimi përfundimtar i kësaj gjykate vjen në një kohë kur presioni i Turqisë karshi aleatëve është rritur, për të depërtuar njerëzit që besohet të jenë të lidhur me shkollat e financuara nga Gyleni, lëvizjen e së cilit Ankaraja e ka shpallur organizatë terroriste.

“Muajin e kaluar, gjashtë shtetas turq u arrestuan në Kosovë si të lidhur me shkollat gyleniste dhe që janë ekstraduar në Turqi në formë sekrete, që nxiti kryeministrin, Ramush Haradinaj, që të shkarkojë ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës”, shkruan Reuters.

Ankaraja ka akuzuar Gylenin – klerikun mysliman që ndodhet në SHBA, për orkestrimin e grushtetit të 15 korrikut të vitit 2016. Por vet Gylen i ka mohuar lidhjet e mundshme me këtë rast.

Dhoma e Apelit të Bosnjës kundërshtoi ekstradimin e Humeyra Gokcen. Ai kishte kërkuar azil në Bosnjë para se Turqia të kërkonte ekstradimin e tij./Klan Kosova/