Bosnjë-Hercegovina pret heqjen e taksës nga Kosova

0

Ministri i Tregtisë në Bosnje e Hercegovinë, Mirko Sharoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës – si dy forcat më të mëdha politike që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës – pritet që të qetësojnë raportet rajonale. Ai tha se para së gjithash Bosnja pret heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj.

“Menjëherë pas formimit të qeverisë, unë pres heqjen e tarifave. Derisa kjo nuk ndodh, atëherë do të ketë komplikim të raporteve brenda CEFTA-s, por edhe në përgjithësi në rajon”, ka thënë Sharoviq. Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Bosnje e Hercegovinës, Nemanja Vasiq, pret heqjen e tarifave për mallrat nga Bosnja. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vasiq thotë se është mirë që klima politike në Kosovë po ndryshon, dhe se kjo mund të çojë në eliminimin e tarifave.