Boston Celtics dhe Houston Rockets fitojnë ndeshjet kryesore të mbrëmjes në NBA

0

Ndeshje spektakolare janë zhvilluar mbrëmë në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Njëra nga ndeshjet më interesante padyshim që ka qenë ajo mes Boston Celtics dhe Portland Trail Blazers, ku pati shumë rikthimit në rezultate, por që në fund fituan Celtics me katër pikë diferencë 128:124.

Jayson Tatum ishte i pandalshëm në këtë takim për Celtics me 34 pikë të shënuara, katër kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe Jaylen Brown që shtoi 30 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Gordon Hayward e mbylli takimin me 22 pikë.

Për Celtics kjo ishte fitorja e 44 këtë edicion teksa ka edhe 22 disfata.

Jayson Tatum. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Në anën tjetër tek Portland, më efikasit ishin dyshja Damien Lillard dhe Jusuf Nurkic që shënuan nga 30 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje fantastike është zhvilluar edhe ajo mes Houston Rockets dhe Milwaukee Bucks që në fund i ka takuar skuadrës nga Teksasi me katër pikë diferencë 120:116.

Russell Westbrook me 31 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime si dhe James Harden me 24 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime ishin më meritorët për këtë fitore të ‘Raketave’.

Tek mysafirët e Bucks si gjithnjë më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 36 pikë e 18 kërcime, por pasur ndihmën nga pjesa tjetër e skuadrës. /Telegrafi/