Bota serbe u instalua më herët në Maqedoni – jo tani!

Picture of INA
INA

01/07/2025

shkruan: Muhamer Pajaziti

Projekti “Ballkani i Hapur” nuk ishte as ide rajonale, as platformë bashkëpunimi ekonomik siç u prezantua fillimisht. Ai lindi si projekt politik serb, i shpallur nga presidenti Aleksandar Vuçiq në Nish, dhe u mbështet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Zoran Zaev dhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit.

Në atë fillim të zhurmshëm dhe plot entuziazëm, “Ballkani i Hapur” synonte të kamuflonte projektin e “botës serbe”, duke e shitur si një nismë për lehtësimin e tregut të përbashkët. Por në thelb, ishte një përpjekje për të zgjeruar ndikimin serb në rajon, nën petkun e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kuptoi qartë dhe e kundërshtoi me vendosmëri këtë projekt që në start. Ai nuk pranoi të bëhej pjesë e një platforme që rrezikonte të relativizonte të kaluarën dhe të legjitimonte rolin e Serbisë pa kërkim faljeje e pa përgjegjësi për krimet e së kaluarës.

Me kalimin e kohës, përballë presionit publik dhe pas evidentimit të qëllimeve të vërteta të kësaj nisme, edhe Rama nisi të tërhiqej gradualisht, ndërsa BDI – që ishte përpjekur ta shiste si mundësi për shqiptarët – heshti dhe u zbraps pa ndonjë sqarim. Ishin pikërisht ministrat e kësaj partie që vizitonin shpesh Beogradin, zhvillonin takime miqësore dhe përgatisnin raporte për situatën në Kosovë që përputheshin me narrativën serbe. Njëri prej tyre, sipas burimeve, kishte hartuar edhe një raport skandaloz për Veriun e Kosovës, në përputhje me interesat e Beogradit.

Pra, nëse sot flitet për ndikimin e “botës serbe” në rajon, duhet kujtuar se ajo nuk po instalohet tani – ajo është instaluar më herët në Maqedoni, nën heshtjen e qëllimshme të një pjese të elitës politike shqiptare që e barazoi pragmatizmin me servilizëm.

Por nëse duam të kuptojmë më thellë këtë proces, duhet të kthehemi edhe më pas në kohë – në vitin 2017 – kur u dekonspirua ndikimi rus në Maqedoni. Në një shkrim timin të asaj kohe me titull “Planet e Rusisë janë dekonspiruar në Ballkan”, theksoja se ndikimi rus ishte i organizuar dhe i institucionalizuar përmes fondacioneve si “Paqja Ruse” dhe përmes marrëdhënieve të privilegjuara me qeverinë e atëhershme të VMRO-DPMNE-së. Këto ndërhyrje ishin të natyrës kulturore, ekonomike, por edhe politike, me qëllim zmbrapsjen e Maqedonisë nga rruga euroatlantike.

Regjimi i Gruevskit kishte lehtësuar depërtimin rus përmes favoreve ekonomike dhe politikave anti-perëndimore, duke sulmuar ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve në Shkup. Këto përpjekje u kulmuan me ngjarjet e 27 prillit, ku u zbulua një skenar i ndërhyrjes direkte nga Moska dhe Beogradi për të eliminuar politikanët që mbanin kurs euroatlantik.

Pra, “bota serbe” nuk po instalohet tani – ajo ka qenë prezentë dhe ka vepruar në Maqedoni që më parë, përmes aleancave lokale dhe projekteve të sponsorizuara nga Beogradi dhe Moska. Ballkani i Hapur ishte vetëm një fazë e re dhe më e sofistikuar e të njëjtit projekt gjeopolitik destabilizues.

Dënimet ekstreme ndaj Grupit të Kumanovës, raportet e njëanshme për Kosovën, përpjekjet për të minuar rolin e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni – të gjitha këto duhet të analizohen në kontekstin e ndikimit serbo-rus, që përpiqet ta paraqesë veten si alternativë ndaj Perëndimit.

Kështu që, debati për ndikimin serb dhe rus nuk është as i ri, as i papritur. Thjesht, sot po shohim një vazhdimësi të qartë të një rruge të nisur vite më parë – dhe përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që e kanë mundësuar me vetëdije ose me heshtje këtë shtrirje të ndikimit anti-perëndimor në zemër të Ballkanit. (INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1
Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…
1
VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe
1
Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe
1
Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!
1
Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

LEXO MË SHUMË

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse