Botërori i klubeve/ City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

Picture of INA
INA

27/06/2025

Man. City ka mundur 5-2 Juventusin në ndeshjen e fundit në grupin G, për Kupën e Botës për Klube.

Në minutën e 9-të, “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh pas një aksioni të gjatë, ku Jeremy Doku shënon një gol të bukur pas asistit të Rayan Ait Nouri. Avantazhi i anglezëve zgjati më pak se dy minuta, pasi bardhezinjtë barazuan shifrat me Koopmeiners, i cili përfitoi nga një gabim fatal i Ederson.

Në minutën e 27-të, Man. City kaloi sërish në avantazh, pas autogolit të Pierre Kalulu. Mbrojtësi i Juventusit dërgoi topin në portën e tij pas një krosimi të ulët të Matheus Nunes brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për anglezët.

Në fillim të pjesës së dytë, Man. City gjen golin e tretë me Erling Haaland, norvegjezi kishte vetëm pak minuta në fushë dhe direkt shënoi gol, pas asistit të Matheus Nunes.

Në minutën e 68-të do të vinte edhe goli i katërt për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Një top i gjatë i Ederson dhe në fund ishte Phil Foden që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 75-të, Savinho realizoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca. Në minutën e 83-të, Juventus do të ngushonte shifrat me golin e Dusan Vlahovic, pas asistit të bukur të Kenan Yildiz.

Man. City e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë, Juventus i dyti me 6 pikë. Në sfidën tjetër të grupit G, Al Ain fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Wydad AC dhe renditet në vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa marokenët të fundit me 0 pikë.

TË FUNDIT

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

VLEN: 96% maqedonas, vetëm 4% shqiptarë, kjo është trashëgimia turpëruese e BDI-së në Filharmoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË