Botimet e K.Sh. “Jehona e Karadakut” shpërndahen nëpër biblioteka

ina-online
ina-online

27/12/2023

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, në përfundim të vitit të suksesshëm 2023, realizoi aktivitetin për shpërndarjen e qindra botimeve të fundit nëpër shkollat e mesme të Kumanovës e Likovës dhe në Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë.

Aktiviteti nisi me Gjimnazin “Ismet Jashari” në Likovë, vazhdoi në bibliotekën e Fakultetit të AB në Kumanovë, në Shkollën e Mesme Ekonomike në Kumanovë, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe në Shkollën e Mesme Teknike po ashtu në Kumanovë.
Kryesia e Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës e përbërë nga kryetari Fatos Rushiti dhe anëtarët e kryesisë Sunaj Raimi, Selajdin Shabani dhe Sevdail Demiri, takuan drejtorët dhe përfaqësuesit e shkollave dhe institucioneve të lartpërmendura, të cilët shprehën mirënjohjet e tyre për këtë kontribut të rëndësishëm të Klubit për bibliotekat e shkollave që janë në shërbim të nxënësve dhe studentëve.

Në korpusin e botimeve të shpërndara nëpër biblioteka janë librat e shumta autoriale kryesisht nga fusha e letërsisë, si dhe revista periodike “Doruntina” – organ i Klubit, si revista më jetëgjatë e pavarur shqiptare për letërsi, shkencë dhe kulturë në Maqedoni.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Mladen cadikovski

Çadikovski në “Poligraf”: Të mos lejojmë të keqpërdoremi, gazetarët të kontrollojnë informacionet që vijnë nga politikanët

INFO

NA NDIQ