Braçe kundër Krifcës/ Taksat e Bujqësisë për fermerët përplasin socialistët me njëri-tjetrin

Qeveria duhet të rishikojë skemën e TVSH-së për fermerët pasi ajo aktuale po i godet. Propozimi ka ardhur nga deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua nen për nen paketa fiskale dhe buxheti 2023.

Por, ai së bashku me propozime të tjera të deputetit janë hedhur poshtë pasi nuk kanë gjetur as mbështetjen e mazhorancës.

Kritika të ashpra Braçe pati edhe për mbështetjen e ulët buxhetore ndaj bujqve. Kërkoi më shumë fonde, tregoi edhe burimin e tyre por sërish nuk pati asnjë përkrahje në kërkesat e tij.

Në ndryshimet e propozuara për buxhetin 2023 nga komisionet parlamentare të miratuara nga Financat, u vu re kërkesa për punonjës shtesë veçanërisht në sistemin e drejtësisë, por edhe institucione të tjera të pavarura.

Top Channel/ Braçe kundër Krifcës! Taksat e Bujqësisë për fermerët përplasin socialistët


 

Top Channel