“BRAKO” hedh poshtë gjetjet e IRL-së për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

INA
INA

19 Gusht, 2023

Kompania “Brako” përmes një komunikate ka reaguar ndaj përmbajtjes së filmit dokumentar “Vrasje në Tetovë” të publikuar nga IRL-ja.

Kompania “Brako” kategorikisht dhe në mënyrë rigoroze, sic thotë përmes një komunikate, I hedh poshtë gënjeshtrat, sajimet, fshehjen e turpshme të informacioneve dhe sic thonë, idetë monstruoze të grupit IRL.

“Brako”, siç percjell KlanM, e quan konstruksion të rremë dokumentarin e IRL-së.

“Të 19 spitalet modulare, “Brako” i ka ndërtuar sipas standardeve të projektit të Bankës Botërore dhe njësisë projektuese të Bankës Botërore në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale; lloji i materialeve, izolimet, instalimet, radhitja e hapësirave, laboratoret etj, pa u larguar nga projektet që i kemi marrë, për çka ekzistojnë dokumente e certifikata. Nuk është në kompetencën tonë nëse dhe si është ripajisur objekti pas pranim-dorëzimit nga vet spitalet”, thonë nga kompania BRAKO.

“Brako”, siç percjell KlanM, thotë se ka ndërtuar 19 spitale modulare sipas projektit të Bankës Botërore dhe tender të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, që tashmë janë paguar, por dhe tre ambulanca në Shkup me tender të Ministrisë së Shëndetësisë që nuk janë paguar.

Për këtë, nga “Brako”, thonë se kanë paditur Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga kjo kompani, siç percjell KlanM, thonë se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të përballej me konflikt interesi nëse reagon ndaj komunikatës, për shkak se sic thonë, anëtare e Këshillit Drejtues të SHGM-së është gazetarja e IRL-së, Maja Jovanovska, kurse vajza e Kryetarit të SHGM-së, Denica Çadikovska, është pjesë e IRL-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ