Futbollistët brazilianë vazhduan me ndeshjet e dëshpëruara në kualifikueset për Botërorin 2026.
Në xhiron e tetë të kualifikueseve të Amerikës së Jugut, brazilianët u mundën 1:0 në ndeshjen kundër Paraguait dhe golin vendimtar e shënoi Diego Gomez në minutën e 20-të të ndeshjes.
Kjo ishte humbja e katërt e Brazilit në tetë ndeshje dhe me vetëm nëntë pikë është në vendin e pestë.
Megjithatë, është vetëm një pikë larg vendit që nuk të çon në Kupën e Botës dhe tifozët e Brazilit tashmë kanë frikë se nuk do ta shohin përzgjedhjen e tyre në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.
Megjithatë, mbeten edhe dhjetë ndeshje deri në fund të kualifikimit dhe do të jetë një mrekulli e vërtetë nëse nuk i shohim brazilianët në Botëror.
Kombëtarja e Argjentinës ka humbur edhe mbrëmë, si mysafir ndaj Kolumbisë me rezultat 2:1. Kjo ishte humbja e dytë e Argjentinës në kualifikuese, por ajo është ende në pozitën e liderit.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Venezuela – Uruguay 0:0, Ekuador – Peru 1:0, Kili – Bolivia 1:2