Brazili urdhëron arrestimin e zyrtarëve të lartë

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/01/2023

Autoritetet gjyqësore të Brazilit kanë urdhëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë publikë, pasi protestuesit sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në Brasília.

Një zyrtar, ish-komandanti i policisë ushtarake, është arrestuar, raportojnë mediat lokale.

Zyrtarët përfshijnë gjithashtu ish-shefin e sigurisë publike të kryeqytetit brazilian, Anderson Torres dhe të tjerë, si “përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet” që shkaktuan në trazira, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por, Torres mohon rolin e tij në trazira, raporton CNN.

Ndërsa, Koloneli Fábio Augusto, komandanti i policisë, u shkarkua nga detyra pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan Kongresin, Pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë.

Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, i njohur gjerësisht si Lula, u betua si presidenti i ri i Brazilit.

Skenat dramatike panë mijëra protestues, disa të veshur me fanella të verdha të futbollit të Brazilit dhe duke valëvitur flamuj, pushtuan policinë dhe plaçkitën zemrën e shtetit brazilian.

Në paraditen e së martës, ndërhyrja federale në sigurinë publike akuzoi Torresin për “një operacion të strukturuar sabotazhi”.

Ricardo Cappelli, i cili është emëruar për të drejtuar sigurinë në Brasília, tha se kishte një “mungesë komandimi” nga zoti Torres përpara se ndërtesat qeveritare të sulmoheshin.

Inaugurimi i Lulës më 1 janar ishte “një operacion jashtëzakonisht i suksesshëm sigurie”, tha Cappelli për CNN.

Ajo që ndryshoi para të dielës ishte se më 2 janar, “Anderson Torres mori detyrën si Sekretar i Sigurisë, shkarkoi të gjithë komandën dhe udhëtoi”, tha ai.

“Nëse ky nuk është sabotim, nuk e di se çfarë është,” shtoi zoti Cappelli.

Mirëpo, Torres tha se i vinte thellësisht keqardhje për “hipotezat absurde” se ai luajti ndonjë rol në trazira.

Ai tha se skenat, të cilat ndodhën gjatë festës së tij familjare, ishin për të ardhur keq dhe tha se ishte “dita më e hidhur” e jetës së tij personale dhe profesionale.

Lula ka akuzuar forcat e sigurisë për “neglizhencë” të detyrës së tyre për të mos ndalur “aktet terroriste” në Brasília.

Në anën tjetër, ish-presidenti brazilian,Bolsonaro, i cili ka dënuar trazirat, nuk e ka pranuar humbjen nga zgjedhjet e ngushta të tetorit dhe u nis për në SHBA përpara dorëzimit të pozitës më 1 janar. Të hënën, ai u shtrua në spital në Florida me dhimbje barku.

Një ditë pas trazirave, oficerët e armatosur filluan të çmontojnë një kamp të mbështetësve të Bolsonaro në Brasília – një nga një numër që janë ngritur jashtë kazermave të ushtrisë në të gjithë vendin që nga zgjedhjet presidenciale.

Autoritetet arrestuan 1,200 njerëz, pos 300 të arrestuarve të dielën.

TË FUNDIT

Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

Studentët i prijnë popullit për rrëzimin e regjimit, Vuçiqi thotë se “e kuptuan mesazhin”

Egli rikthehet në “BBVA”, këto janë fjalët e saj befasuese

Çfarë po ndodh në Beograd? Goxhaj: Nëse Serbia mbështet Dodik atëherë edhe ne..

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Mbyllet Zëri i Amerikës, “Ditari” për herë të parë nuk transmetohet! Elez Biberaj: Kapitull i trishtuar për historinë e angazhimit të SHBA-së me botën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË