Brazili vazhdon tutje në Botëror – Zvicra ‘ndeshjen e jetës’ kundër Serbisë

Kombëtarja e Brazilit ka marrë fitore edhe përballë Zvicrës. Kombëtarja ‘Seleçao’ ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultat minimal, 1:0.

Brazilianët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por arritën të zhbllokonin sfidën vetëm në 10 minutëshin e fundit.

Një asistim i Vinicius Junior shkoi në rrjetën e Zvicrës, pas një goditjeje të fuqishme të Casemiro.

Goli i Casemiro e çoi Brazilin në kuotën e gjashtë pikëve në grup dhe rrjedhimisht në fazën tjetër të garave.

Zvicra në anën tjetër mbetet me tri pikë dhe duhet të sigurojë pikë edhe ndaj Serbisë në xhiron e fundit, për t’u kualifikuar tutje.