Brenda prapaskenave të PDK-së, pse u dorëhoq Memli Krasniqi?

Picture of INA
INA

14/11/2025

“Kur e merr këtë pozitë, e mendon edhe kur do të dorëhiqesh. Besoj se ka ardhur momenti i duhur… Sot kam vendosur të dorëhiqem.

Nuk ka qenë vendim i momentit, por i reflektimit”, kështu tha Memli Krasniqi duke kumtuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të PDK-së.

Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një konference për media të mbajtur më 12 nëntor 2025, vetëm pak ditë pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 9 nëntor 2025.

Në fjalën e tij, ai ka shtuar se që nga rinia e tij e hershme e ka pasur një besim të pandryshueshëm në vlerat e lirisë dhe të Kosovës dhe se udhëheqja e partisë për katër vjet e katër muaj ka qenë nderi më i madh i jetës së tij

“Në rini nuk e di çdoherë se çka do të bëhesh, por e di në çka të besosh. Unë e kam dashur gjithë Kosovën e lirë. Ka qenë nderi më i madh i jetës time ta drejtoj këtë parti. Në këto katër vjet e katër muaj kemi pasur sfida, por edhe rritje dhe formim politik”, u shpreh Krasniqi.

Në të njëjtën konferencë, Krasniqi njoftoi se më 17 nëntor 2025 PDK-ja do të mbajë Konventën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

“Sot kam thirrur Konventën që do të mbahet të hënën, ku do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së.”

Ai gjithashtu deklaroi mbështetjen e tij të plotë për Bedri Hamzën, nëse ky i fundit vendos të garojë për postin e kryetarit.

“Nëse Bedri Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së, ai e ka mbështetjen time të plotë. Është figura që mund t’i prijë PDK-së. Gara është e hapur për secilin që i plotëson kriteret.”

Krasniqi shtoi se është reflektuar gjatë mbi idenë që kryetari i partisë të jetë edhe kandidat për kryeministër, duke theksuar se ky duhet të jetë drejtimi i ri i PDK-së.

Analisti politik, Afrim Kasolli, thotë se që në vend të kurorave të lavdisë, rrëfimi i plotë mbi dorëheqje do të duhej të adresoheshin disa dështime gjatë mandatit të Memli Krasniqit.

“Në një mënyrë të befasishme dhe të papritur dje në një konferencë për media, kryetari i deritanishëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e njoftoi bazën, strukturat partiake, si dhe opinionin e gjerë se ka vendosur ta dorëzojë stafetën e drejtimit të partisë. Një akt i tillë u vlerësua në masë të madhe si një sakrificë politike e tij, shembull i duhur i një politikani të përgjegjshëm që është në gjendje të hap rrugë për të tjerët nëse kjo konsiderohet si interes madhor i partisë.Personalisht, nuk mund të kem një qëndrim tjetër nga ai që kam mbrojtur publikisht deri më tani për punën e kryetarit të PDK-së dhe të grupit të tij të ngushtë politik. Në vend të kurorave të lavdisë, rrëfimi i plotë mbi këtë dorëheqje do të duhej t’i adresonte disa nga dështimet e deri tanishme që e kanë karakterizuar këtë parti gjatë mandatit të Memli Krasniqit. Thuhet se ai ia arriti të mirëmbajë unitetin e partisë. Absolutisht kjo është e paqëndrueshme, sepse në këtë fazë ky subjekt e ka njohur përçarjen më të madhe politike, duke ndikuar që ta humb nominalisht gjysmën e Drenicës. Prandaj ka shumë enigma se a i ishte ky bilanc pasojë veprimeve të tij autonome politike, apo i njëjti ishte e kushtëzuar ta bënte një gjë të tillë?”, shprehet Kasolli.

Krasniqi u dorëzua në kohën kur para PDK-së shtrohet nevoja e betejës së saj vendimtare politike, thotë Kasolli, duke shtuar se ai do të duhej që t’i printe një mobilizimi të madh politik në funksion të mbrojtjes së demokracisë.

“Për më shumë, Memli Krasniqi u dorëzua në kohën kur para PDK –së shtrohet nevoja e betejës së saj vendimtare politike, jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të parlamentare që po imponohen si të pashmangshme, por për shkak të dyshimeve që janë ngritur lidhur me manipulimet e mundshme zgjedhore në qytetin e Mitrovicës. Dhe është gabim që kjo kauzë të adresohet vetëm juridikisht. Në të vërtetë Memli Krasniqi duhej që në këtë fazë t’i printe një mobilizimi të madh politik në funksion të mbrojtës së demokracisë, që siç po pohon ky subjekt se është lënduar në qytetin e Mitrovicës”, deklaron analisti.

Memli Krasniqi dhe ai që njihet klani Bon Vivat, kishte rrezik të dikreditohej, për atë ai u tërhoq të mirëmbahet i fundit, thotë Kasolli.

“Sidoqoftë, se çfarë karakteri ka kjo dorëheqje do të mbetet të shihet në një të ardhme jo të largët. A u bë kjo me qëllim që të çlirohen potencialet e kësaj partie, apo ajo nuk ishte asgjë tjetër, pos një sakrificë personale për ta ruajtur forcën e grupit që ai i ka takuar brenda PDK-së. Për shkak të dështimit elektoral në dy palë zgjedhje, filloi të shtohet zemërimi brenda partisë kundër Memlit dhe atij që njihet si klani Bon Vivant. Vazhdimi i kësaj amullie kishte rrezik ta diskreditonte atë kolektivisht. Prandaj, ai u tërhoq që të mirëmbahet ky i fundit. Për fund, i njëjti pohon se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike e Kosovës i fitoi zgjedhjet lokale. Dhe nëse ai vërtetë e ka këtë bindje dhe ia donë të mirën partisë, atëherë, i njëjti për hir të saj do të duhej ta drejtonte atë për të korrur suksesin e ardhshëm politik me qëllim që të konfirmohet PDK si forca e parë politike në vend, ashtu siç ia doli sipas Memli Krasniqit, ta siguroi këtë status në zgjedhjet që sapo përfunduan”, shton Kasolli.

Memli Krasniqi ishte zgjedhur për herë të parë kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021, ndërsa u rizgjodh për një mandat të dytë më 21 qershor 2025.

TË FUNDIT

LSDM: Skandali me IPARD çon në majat e qeverisë së Mickoskit

“Snajperët e fundjavës”, hetimi që rihap plagë e Sarajevës

10 ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme, 6 raste referohen tek inspektorati – raport i Komitetit Kardiologjik

Ndahen çmimet “13 Nëntori” nga Qyteti i Shkupit për vitin 2025

Florina Ahmeti nga LD drejtoresh në NP “Parqeve dhe Gjelbërime”?

VLEN njofton rritje të pagës minimale: 26.400 denarë neto nga marsi 2026

ME TE LEXUARA

1
LSDM: Skandali me IPARD çon në majat e qeverisë së Mickoskit
1
“Snajperët e fundjavës”, hetimi që rihap plagë e Sarajevës
1
10 ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme, 6 raste referohen tek inspektorati – raport i Komitetit Kardiologjik
1
Ndahen çmimet “13 Nëntori” nga Qyteti i Shkupit për vitin 2025
1
Florina Ahmeti nga LD drejtoresh në NP “Parqeve dhe Gjelbërime”?

LEXO MË SHUMË

LSDM: Skandali me IPARD çon në majat e qeverisë së Mickoskit

“Snajperët e fundjavës”, hetimi që rihap plagë e Sarajevës

10 ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme, 6 raste referohen tek inspektorati – raport i Komitetit Kardiologjik

Ndahen çmimet “13 Nëntori” nga Qyteti i Shkupit për vitin 2025

Florina Ahmeti nga LD drejtoresh në NP “Parqeve dhe Gjelbërime”?

VLEN njofton rritje të pagës minimale: 26.400 denarë neto nga marsi 2026