Brenga e Thaçit dhe e të tjerëve

0

Nga Artan Hoxha

Me dy gisht leter – deklarate per shtyp e dates 24 qershor – Zyra e Prokurorit te Specializuar (ZPS) prane Dhomave te Specializuara te Kosoves (DHSK) tronditi politiken dhe institucionet mbareshqiptare, meku Shtepine e Bardhe, ngriu Serbine, gjalleroi Evropen, vuri ne pritje pergjuese Mosken dhe Pekinin. (shih https://www.scp-ks.org/sq/deklarate-shtyp )

Te gjithe, sipas interesit e kendveshtrimit vetjak ishin perfshire pro apo kunder, hapur apo fshehur ne raport me takimin e shumeperfolur te dates 27 qershor 2020 mes perfaqesuesve te Kosoves dhe Serbise ne Shtepine e Bardhe.

Takimi synonte arritjen e nje marrveshje me tekst te panjohur, qe pasoi rreth dy vite hamendesime mbi nje marrveshje me shkembim territoresh mes dy vendeve si menyra e re e arritjes se paqes dhe njohjes se Kosoves nga Serbia, hamendesime te ushqyera nga thenie dykuptimshme te protagonisteve kryesore Thaci, Vucic, Rama, Bolton, Grenell, hamendesime qe provokuan qendrime kunder prekjes se kufijve nga shume protagoniste te politikes mbareshqiptare por edhe nga eksponente te politikes evropiane si dhe asaj amerikane kundershtare e Presidentit Trump.

Takimi pritej te ndodhte pas botimit te librit te pritur me kersheri e te shume diskutuar te John Bolton, ish ndihmes per ceshtjet e sigurise kombetare i Presidentit Trump, si dhe ne prag te nisjes se fushates elektorale ne ShBA, nen kujdesin kembengules te personalitetit kontrovers amerikan Richard Grenell, aktualisht Drejtor ne Detyre i Inteligjences Kombetare te ShBA.

Ne deklaraten per shtyp jepet acik motivi i ketij veprimi te pazakonte te ZPS-se, mbrojtje permes sulmit ndaj sulmeve te fshehta e te perseritura te Hashim Thacit dhe Kadri Veselit kundra vete ekzistences se kesaj gjykate speciale krahas kunder procesit konkret hetimor te ndermarre nga ky prokuror – sic pretendon ZPS.

Ky mund te jete version i vertete – nisme bazuar ne bindjen e ZPS – si akt i pavarur dhe shprehje e pavaresise se kesaj strukture te shtetit te Kosoves nga politika kosovare, qofte edhe ne tejkalim te germes dhe frymes se ligjit te vet. Le ta pranojme keshtu, si variant me te pare, me te mundshem.

Ne kete version, deklarata nuk cudit me zbulimin e akuzes per Thacin e Veselin mbi krimet e dyshuara nga kjo prokurori. S’ka pse te cudise per kete. Kush cuditet per kete ose ben sikur cuditet ose s’kupton asgje nga historia e krijimit te kesaj strukture.

Struktura e specializuar, prokurori-dhome (gjykimi), ka marre nxitjen nga pretendimet e paraqitura ne Raportin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes ne janar 2011 mbi krime lufte te dyshuara se jane bere nga eksponente te UÇK-se, deri trafik organesh ne te ashtuquajturen Shtepia e Verdhe ne Gurre te Matit.

Raporti u pasua nga ngritja e Task Forces Hetimore Speciale (TFHS) ne shtator 2011, mbeshtetur nga Bashkimi Europian, e qe me pas u transformua ne kete strukture speciale permes nenit amendues 162 ne Kushtetuten e Kosoves dhe ligjit te posacem per kete qellim ne gusht 2015. Per ironi te fatit, amendimi kushtetues dhe ligji u propozuan dhe u mbrojten ne Kuvendin e Kosoves nga Hashim Thaçi, Kryeminister dhe u firmosen nga Kadri Vesili, Kryetar i Kuvendit.

Krahas BE keto struktura mbeshteten edhe nga Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe natyrisht ShBA. Gjyqtaret, Prokurori i Specializuar, prokuroret e tjere dhe personeli tjeter kyc jane nenshtetas te BE dhe shteteve te tjera mbeshtetese. Prokurori i Specializuar si edhe 16 gjykatesit emerohen nga Autoriteti Emerues qe nuk eshte gje tjeter vecse Kreu i Misionit te BE për Sigurine e Perbashket dhe Mbrojtje (EULEX)

Aktualisht, qe nga shtatori 2018 Prokurori i Specializuar eshte Jack Smith, nje prokuror amerikan me pervoje qe pasoi ne kete detyre David Schwendiman, nje tjeter prokuror amerikan ne kete detyre qe nga shtatori 2016. Nen Prokurorin e Specializuar punojne nje numer i madh prokuroresh, hetuesisht, personel ndihmes. Duket se ka nje “rregull te pashkruar” qe Prokurori i Specializuar do jete nga ShBA, gjykatesisht kryesisht nga BE.

Krahas llojit te krimit kunder njerezimit dhe atij te luftes – per te cilat ka fare pak gjasa qe kjo strukture te qullose gje – ligji percakton juridiksion edhe per disa vepra te tjera te renda penale, (pa afat parashkrimi ose me afat shume te gjate), kryer me motivim politik a per pushteti personal. Jane keto te fundit per te cilat ka gjasa te zbulohet dicka e te denohet ndokush, ndonese perpjekjet e meparshme drejtperdrejt ne Gjykaten e Hages apo nga TFHS kane deshtuar me sukses qe nga viti 2000 e ne vijim.

E gjithe kjo histori percakton sjelljen e kesaj strukture te specializur. Si macja qe eshte bere per te gjuajtur minj, ajo eshte ngritur per te hetuar krimet te nje natyre te caktuar qe kane ndodhur ne Kosove para, gjate dhe pas luftes, e qe supozohet qe jane kryer nga persona me pozicione dhe rol ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK).

Nese ndjehet e kercenuar ne ekzistencen e vet kjo strukture (duke konsideruar pjese te struktures edhe ata qe e krijuan dhe e financojne) do te reagoje per tu mbrojtur me cdo mjet. Nese ndjen se po shkon drejt deshtimit, ndersa po i vjen fundi i mandatit te vet 5-se vjecar, natyrisht qe ose do te synoje zgjatje mandati ose nuk do pranoje deshtimin nga vetvetja por do t’ia faturoje dikujt tjeter – nderhyrjes penguese te politikes kosovare ne radhe te pare. Suksesin dhe/ose mbijetesen do ta kerkoje me mjete te ligjshme, e ku mundet edhe me mjete aligjore apo anti-ligjore. Ndaj nuk cudit e s’ka pse te cudise deklarata e ZPS.

Por mundet qe deklatara te jete pjese e nje konspiracioni me qellime te tjera. E ketu, ne fushen e konspiracionit, mund te kete te drejte fare mire Cim Peka qe thote se ZPS eshte shtyre nga vete Shtepia e Bardhe per te shmangur nje marreveshje qe ne rrethanat e dhena do te ishte nje deshtim ndersa ishin bere aq perpjekje e propagande per sukses; mund te kete te drejte Baton Haxhiu qe thote se eshte i gjithe fronti anti-Trump ne ShBA, nje komplot amerikan, qe ka kurdisur deklaraten per te minuar suksesin e mundshem te Trump me rezultat poshterimin e zyres me te fuqishme te botes; mund te kene te drejte te tjere kur thone se eshte BE qe ka instrumentalizuar ZPS kundra nje marrveshje Kosove-Serbi qe me shkembim territoresh do e ishte e rreziksh per BE; mund te kene te drejte te tjere qe shkojne ne ekstrem – larg qofte – kur thone se kjo strukture mund te kete rene nen ndikimin rus, pra serb. Te gjithe qe besojne ne nje nga keto forma te konspiracionit, c’ka ndodhi nuk i cudit e s’ka pse t’i cudise e po keshtu s’kane si te cuditen edhe ata qe nuk besojne ne teori te ketilla.

Ne te dy versionet e shpjegimit te veprimit te ZPS – i pavarur apo si instrument konspiracioni – cudia dhe tronditja institucionale ne Kosove, bllokimi i delegacionit te saj dhe terheqa e Thacit nga takimi ne Shtepine e Bardhe, edhe e Hotit me pas per pasoje, si dhe deklarimet emocionale politike, per heroizimin e UCK dhe pastertine e lavdise se saj, perfshire e ne radhe te pare fjalimi i sterzgjatur i Kryerilindesit te enjten date 25 qershor ne Kuvendin e Rilindur te Tiranes nuk kishin pse te ndodhnin fare.

E gjitha kjo nga dy gisht leter e ZPS eshte e tepert, e pavend. Prokurori Special ka hetuar. Ai mund te kete krijuar bindjen e vet por kjo s’pi uje. Prokurori i ka kerkuar qe me 24 prill mendimin dhomes speciale per tu shprehur paraprakisht per ngritjen apo jo te akuzes. Dhoma ende nuk ka folur. Pra ende nuk kemi nje akuze zyrtare e kush e di se per sa kohe nuk do kemi nje akuze zyrtare, vetem mepastaj nje process gjyqsor te gjate e te komplikuar.

Sa per fushaten per shfuqizimin e ligjit per gjykaten dhe prokurorine speciale, hapur apo fshehur, nga Thaci e Veseli, kjo eshte e drejte dhe detyre e politikes te ndryshoje ligjet ndersa per pengimin e hetimit konkret Prokurori Special duhet te beje akuze konkrete e jo insinuate deklamative.

Ndaj, deri ne momentin e nje akuze zyrtare, institucionet duhet te vijojne detyrat e tyre. Hashim Thaci duhet te vijoje detyren e Presidentit, Kadri Veseli te Kryetarit te PDKse. Te tjeret detyrat e veta. Nese Gjykata do miratoje zyrtarisht akuzen dhe fillimin e gjykimit vijme tek precedenti i Rramush Hajradinajt i cili dha dy here doreheqjen nga Kryeminister per t’iu pergjigjur drejtesise per te njejtat akuza te supozuara. Ne kete moment do te duhet te respektohet precedenti Hajradinaj edhe nga Thaci, Veseli dhe te tjere. Pa tension. Pa emocion. Pa brenge. Me dinjitet dhe sportivitet, sic veproi Rramushi.

Sa per fjalimin e Kryerilindesit tone, ndersa u rrek te mbronte e ndihmonte Thacin e Veselin, me gjithe ato insinuata qe hodhi per hetimet e pakuptimta 21 vjecare te nderkombetareve per krimet e supozuara te luftetareve te lirise, ai nuk beri gje tjeter vecse ndihmoi pretendimet e Prokurorit Special per veprimtarine kundra kesaj gjykate e prokurorie nga Thaci, Veseli & co.

Gjithashtu, ne fjalimin e tij Kryerilindesi zmadhoi tej mase rolin e Thacit, Veselit dhe eksponenteve te tjere te UCK-se ne clirimin e Kosoves duke injoruar rolin e LDK dhe Ibrahim Rugoves, gje qe e ka bere edhe me pare, me efekt percares ne politiken kosovare, por te dobet fatmiresisht.

Si gjithnje, edhe kete here, reagimi ne Kosove ishte me i vetepermbajtur, qendrimi me kompakt se ai ne Tirane.