Brigitte Bardot publikon librin-testament në mbështetje të kafshëve

Në librin e saj “Lotët e luftës”, ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, 83 vjeçe, tregon luftën e saj për kafshët, të cilën e shpëtuan nga emocioni i dritave të prapaskenës dhe mbështet një të ardhme të përbashkët për të gjitha qeniet e gjalla.

“Ky libër-testament do të mbajë përgjithmonë bindjen time, dëshpërimin tim dhe shpresat e mia. Ai përbën trashëgiminë time”, theksoi “BB”, në këtë intervistë që do të publikohet nesër nga botuesi Plon, bën të ditur AFP, transmeton ATSH.

“Nuk do të shkruaj më kurrë libra të tjerë. Ky do të jetë bilanci i plotë i vizionit tim për gjërat, shoqërinë, mënyrën si është qeverisur, mënyrën si janë trajtuar kafshët në vendin tim”, ishte shprehur më parë ajo.

Në këtë vepër prej 250 faqesh, Brigitte Bardot flet për fëmijërinë e saj, vitet në sheshet e xhirimit, kohën kur ishte e famshme, dashuritë e saj, shkëputjen brutale me kinemanë në vitin 1973 dhe kancerin në gji.

“Nuk bëj pjesë në racën njerëzore. Nuk dua të jem pjesë. Ndihem e ndryshme, pothuajse anormale”, thekson ish-aktorja.

Ylli i “Dhe Zoti krijoi gruan” në mënyrë të veçantë, film i Roger Vadim i vitit 1956, sot 83 vjeçe, jeton pranë Saint-Tropez (juglindje) ku kjo militante e zjarrtë e të drejtave të kafshëve publikon komunikata të ashpra kundër gjuetarëve, kopshteve zoologjike, thertoreve apo cirkut. /Medial/