BRIMA Gallup: Kush janë politikanët më të besuar në Maqedoninë e Veriut?

Në anketën e BRIMA Gallup të porositur nga LSDM është matur edhe rejtingu i politikanëve në Maqedoninë e Veriut. Në pyetjen në cilin politikan keni besim më të madh, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kryeson me rejting më të lartë me 12,6%, ndërsa pas tij radhitet shumë poshtë kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski me 6%, dyfish më pak.

Në vendin e tretë është kreu i BDI-së, Ali Ahmeti me 5,6%, ndërsa menjëherë pas tij me diferencë të ngushtë prej 5,3% është kreu i ASH-së, Ziadin Sela.
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka rejting edhe më të ulët, edhe ate 4,6%, ndërsa kreu i Të Majtës, Dimitar Apasiev me 3,5%.

Në pyetjen “Nëse mbahen zgjedhjet parlamentare sot, për cilën parti politike do të votoni?” 18.9 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për LSDM, ndërsa 16.3 përqind thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE, pasuar nga BDI, Aleanca për Shqiptarët , E Majta, BESA dhe PDSH. Tek blloku shqiptar, e para vazhdon të jetë BDI-ja me 6.3%, e ndjekur menjëherë nga koalicioni opozitar me 5.9%, ndërsa Lëvizja BESA me 3.9%, që ka një rritje të konsiderueshme si subjekt politik, ndërsa me 1.6% radhitet PDSH. (INA)