Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

INA
INA

26/02/2024

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se deputeti i partisë në pushtet, Lee Anderson, i cili dha deklarata anti-muslimane (islamofobike) për kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, “janë të papranueshme dhe të gabuara”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij për BBC Radio York, Sunak tha se tensionet e fundit në vend që rezultuan nga diskriminimi me bazë fetare dhe etnike kanë qenë në një nivel që askush nuk do t’i dëshironte. Ai shtoi se prioriteti i të gjithëve duhet të jetë ulja e tensioneve.

“Kjo është ajo që të gjithë duan të shohin. Kjo është arsyeja pse fjalët janë kaq të rëndësishme. Deklaratat e (Anderson) ishin të papranueshme dhe të gabuara. Kjo është arsyeja pse ne pezulluam anëtarësimin e tij në parti”, tha Sunak.

Kur u pyet për ndikimin e deklaratave të Andersonit në fushatën zgjedhore të Partisë Konservatore në pushtet, Sunak tha: “Nuk është ky problemi. Ne duhet të ruajmë standardet në situata të tilla”.

Anderson në një intervistë më 24 shkurt për kryebashkiakun e Londrës, Khan tha: “Unë nuk mendoj se islamistët morën kontrollin e vendit tonë, por mendoj se ata morën kontrollin e Khan-it dhe Londrës. (Khan) ua dha kryeqytetin tonë miqve të tij”.

Khan tha se këto deklarata, të cilat ai i konsideroi “racizëm dhe islamofobi”, i hodhën “benzinë zjarrit” mbi ndjenjën në rritje anti-muslimane (islamofobinë).

Duke kritikuar kryeministrin Sunak për mosdhënien e një deklarate për këtë çështje, Khan tha: “Heshtja shurdhuese e Sunak dhe kabinetit mbyll një sy ndaj këtij racizmi”.

“Ata duket se janë bashkëpunëtorë në këtë lloj racizmi”, tha Khan. Ai tha se kjo situatë jep mesazhin se retorika kundër muslimanëve mund të përdoret lehtësisht dhe krimet e urrejtjes mund të kryhen lehtësisht.

Kreu i Partisë Laburiste kryesore të opozitës, Keir Starmer në artikullin e tij për “The Observer” dje deklaroi se Sunak e kishte kthyer Partinë Konservatore në një “strehë të sigurt” për ekstremistët.

Pavarësisht këtyre reagimeve, Sunak dha një deklaratë dje duke theksuar se “antisemitizmi po rritet në vend”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

anije1

Tre armiqtë historik bëhen bashkë kundër Kinës në Paqësor

Biden

Biden: Netanyahu bën një gabim në Gaza

INFO

NA NDIQ