Britanikët dynden në Shqipëri për pushime (VIDEO)

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Britanikët po vërshojnë në Shqipëri ndërsa vendi po gëzon një boom turistik falë plazheve piktoreske, hoteleve dhe restoranteve të lira. Gazeta “DailyMail” thotë se mbi 120,000 britanikë vizitojnë çdo vit Shqipërinë. Kanë ndikuar sipas gazetës në këtë boom fluturimet e kompanive ajrore lowcost.

Muajin e kaluar janë regjistruar më shumë kërkime në platformën “Skyscanner” për udhëtime nga Britania e Madhe në Shqipëri duke shënuar një rritje prej 58% nga fillimi i vitit 2022.

Laura Lindsay, eksperte e udhëtimit në “Skyscanner”, thotë se “Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve që kërkojnë diçka ndryshe, por ndërsa vërejmë se kërkesa për udhëtime po bëhet serioze, tani Shqipëria del në pah si një destinacion popullor pushimesh.”

Hulumtimi i “MailOnline” zbuloi si qytetet më të lira për ushqimin dhe akomodimin janë Shkodra dhe Berati.

Për shkak të inflacionit të lartë në Britani, shumë familje britanike po kërkojnë opsione më të përballueshme për pushimet jashtë vendit.

Kompanitë ajrore lowcost vendosën të shfrytëzojë sa më shumë interesin në rritje për Shqipërinë dhe nga 31 Tetori do të ofrojë fluturime të reja nga disa qytete britanike, përfshirë Stansted, Manchester dhe Edinburgh. Vitin e kaluar 463,451 pasagjerë fluturuan nga Londra drejt Tiranës.

Shqipëria po shijon aktualisht vitin e saj më të suksesshëm të turizmit dhe në krahasim me vitin 2022, rritja këtë vit është 33%./Klan News

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

edi rama

Rama në Berlin: Shqipëria, 100% jashtë ndikimit rus

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

edi rama

Rama shprehet i shqetësuar për situaten në veri të Kosovës

ferdinand duka edi rama

Ju tregoj Edi Ramën, shokun tim të klasës!

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

kisha shqiptare shen kozmai

Kisha Shqiptare “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe dhe jep disa vendime kanunore kishtare

majko flamuri shqiperi etnike

Zgjedhjet për kryetar bashkie në Kukës, PS shpall fitoren, feston me flamurin e Shqipërisë Etnike

cunat e vlores

Çunat e Vlorës publikojnë një video teksa i këndojnë Adem Jasharit: Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë

INFO

NA NDIQ